Vetura godet këmbësorin në rrugën Ferizaj-Gjilan, i ofrohet ndihma e parë

Si pasojë e mosrespektimit të rregullave në trafik, ndodhin një numër i madh i aksidenteve çdo ditë në vendin tonë. Në shumë raste viktima janë edhe këmbësorët, të cilëve shpeshherë u rrezikohet edhe jeta, për shkak të pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, raporton Gazeta Sinjali.

Një i tillë ka ndodhur sonte në rrugën Ferizaj-Gjilan ku një automjet ka goditur një këmbësor i cili ka pësuar lëndime trupore.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet se një këmbësor është i shtrirë për toke dhe po i ofrohet ndihma e parë.

Në vendin e ngjarjes shihet autoambulanca dhe Policia.

Lexo edhe:  Gangsterët që mbytën jetimin janë djem biznesmenësh