Vetura godet çiklistin 14 vjeçar, bëhet për spital

Aksidentet e trafikut kohëve të fundit janë shtuar në rrugët e vendit, ku në të shumtën e rasteve po përfundojnë me lëndime trupore.

Një i tillë ka ndodh mes një veture dhe një biçiklete mbrëmë në Dobërdelan të Suharekës.

Për pasojë një 14-vjeçar është lënduar rëndë, ka konfirmuar Policia.

Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit tha se çiklisti i mitur është dërguar për tretman mjekësor.

“Mbrëmë rreth orës 19:25 minuta ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një çiklisti në fshatin Dobërdelan të Suharekës”.

“Çiklisti i lindur më 2010 është goditur nga vetura me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”.

Lexo edhe:  Kjo është perandoria e Naser Imerit të "Ariani Company": 500 punëtorë, e 6500 banesa të ndërtuara