Vetura e vjedhur në Gjermani dyshohet se ndodhet afër Kosovës në Leposaviq – qytetari kërkon ndihmë
Një qytetar ka bërë thirrje publike pas vjedhjes së një veture në Gjermani, duke njoftuar se ajo dyshohet të ndodhet aktualisht në afërsi të Kosovës.
Sipas tij, vetura është identifikuar si e vjedhur dhe mund të jetë parë në territorin afër kufirit me Kosovën, shkruan “Jepi zë”.
Ai ka kërkuar nga qytetarët që, nëse e vërejnë veturën në fjalë, të njoftojnë menjëherë policinë.

“Përshëndetje shokë. Ky kerr është vjedhur në Gjermani, për momentin është afër Kosovës. Kush e sheh, ju lutem lajmëroni policinë,” thuhet në apelin e qytetarit.
Policia ende nuk ka dhënë ndonjë njoftim zyrtar lidhur me rastin.