Vetura e Policisë ia ‘shkelë’ gazit mbi 170 km/h në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ (VIDEO)

Numri i rasteve të shkeljeve të rregullave në trafik është goxha i madh. Pothuajse në çdo rrugë hasen kryesisht shoferë që veprojnë në kundërshtim me ligjin për trafikun rrugor. Në mesin e shkelësve të këtyre rregullave, jo rrallëherë po del të jenë edhe zyrtarët policorë, të cilët janë të thirrur të monitorojnë respektimin e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur edhe mëngjesin e sotëm, në Autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një veturë zyrtare e Policisë lëviz në shkelje të rregullave.

Në pamjet që ka dërguar sinjalizuesi shihet se si vetura e Policisë lëviz deri në 170 km/h, duke tejkaluar kështu shpejtësinë e lejuar për atë zonë.

Sipas sinjalizuesit, vetura me targat “Police – 003-09” ka kaluar edhe këtë shpejtësi, duke ka lëvizur deri në 180 km/h, por që nuk ka arritur ta kap si pamje.

Sidoqoftë, në veturat e Policisë janë të vendosura pajisjet GPS, që mund të konfirmojnë shpejtësinë e saktë që ka lëvizur vetura zyrtare, në zonën që shpejtësia është e kufizuar deri në 130 km/h.

Në pamje, po ashtu shihet se vetura nuk e ka të ndezur dritën rotative, e cila përdoret në rastet e ndërhyrjeve nga ana e Policisë.

video-output-78DED67C-7F94-4CB8-9CCE-266902B34723-1

Lexo edhe:  Vjen Zarfi i Zi në BBVA pas përballjes fizike mes Rikes dhe Eglës