Vetura e godet këmbësorin dhe ikë nga vendi i ngjarjes, i lënduari dërgohet në Spitalin e Mitrovicës
Demir Kelmendi nga fshati Morina i Komunës se Skenderajt ka denoncuar një rast të aksidentit që i ka ndodhur dhe të cilin e ka quajtur “godit e ik”.
Ai thotë se të premtën rreth orës 14:00 është goditur nga një automjet në rrugën Morinë-Rezallë dhe i dyshuari më pas ka ikur pa u ndalur nga vendi i ngjarjes.
Demiri thotë se ka marrë lëndime të rënda trupore dhe fillimisht është dërguar në emergjencën e Skenderajt e prej aty më pas është dërguar në Spitalin e Mitrovicës.