Vetura e dëmtuar e Policisë, pamje nga skena e krimit te ‘HIB Petrol’ në Ferizaj

Pompa e derivateve “HIB Petrol” në Ferizaj ishte cak i një grabitje të armatosur që ndodhi mëngjesin e sotëm, ku pati edhe shkëmbim zjarri nga ana e hajnave dhe policëve që intervenuan në vendin e ngjarjes. Si në filma, hajdutët gjuajtën në drejtim të Policisë dhe arritën të largoheshin, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka siguruar pamje ekskluzive nga momenti kur grabitësit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të Policisë.

Po ashtu, Sinjali ka siguruar pamje edhe nga vendi i ngjarjes disa orë pas shkëmbimit me armë zjarri, ku shihet se një veturë e Policisë ka pësuar dëme materiale nga të shtënat.

Lexo edhe:  Reduktime të energjisë elektrike në këto vende