Vetëtima ndal rrymën në Kuvendin e Kosovës

Në Kuvendin e Kosovës kryeministri Albin Kurti nisi raportimin e tij pas zhvillimeve të fundit në vend, ku gjatë ditës së djeshme Serbia kidnapoi tre zyrtarë policorë brenda territorit të Kosovës.

Megjithatë, praprit në Kuvendin e Kosovës është ndalur rryma, si pasojë e vetëtimës.

Pas raportimit të tij, morën fjalën kryetari i PDK-së Memli Krasniqi dhe Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi të cilë kritikuan veprimet e Kurtit.

Megjithatë, fjalën e tij nuk mundi ta përfundojë Gashi, pasi pati ndërprerje të teknikës si pasojë e motit të ligë që po mbretëron në Kosovë.

Lexo edhe:  Dallavere të mëdha me pagesa nga “Visametric”, Inspekcioni zbarkon në zyret e tyre