Veterani i UÇK-së Nexhat Dedia emocionohet nga dhurata e djalit dhe nipit në mërgatë – i blenë kostumin e veteranit për ditëlindje
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nexhat A. Dedia, është prekur thellë nga një dhuratë e veçantë që mori në ditëlindjen e tij – një kostum të veteranit, simbol i historisë dhe krenarisë, shkruan “Jepi zë”.
Dhurata e veçantë ishte ide e djalit të tij, Kastriotit, që jeton në mërgatë në Finlandë, ndërsa u përqafua me zemër nga nipi Shkodrani. Rolin e “postierit” të dhuratës e mori me dashuri më i vogli i familjes, Asllani.
“Ky nuk ishte thjesht një veshje, por një përqafim i gjeneratave, një falënderim i heshtur për rrugën tonë të përbashkët dhe sakrificat tona të përbashkëta”, shkruan Dedia në postimin e tij, duke theksuar se emocionet nuk munguan.
Ai falënderoi me zemër familjen për surprizën dhe e përmbylli me fjalët: “Nder e lavdi atdheut dhe brezave që nuk harrojnë!”