Veterani i UÇK-së, Muhamed Kuka, pëson aksident gjatë transmetimit “Live” në Facebook

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muhamed Kuka ka pësuar sot aksident derisa ishte “live” në rrjetin social Facebook në qytetin e Drenasit.

Përderisa ai po fliste për Drenicën, dëgjohet një zhurmë dhe pas të bërtitura.

Në pamje duket se Kuka është lënduar dhe veturat kanë pësuar dëme gjatë përplasjes.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe Ambulanca dhe Policia.

Kukaj dhe shoferi i automjetit tjetër e akuzojnë njëri-tjetrin se e kanë shkaktuar aksidentin.

Kukaj duke rënkuar tregon se ia ka lënduar duart.

“Llajv jam kanë ky më ka dalë përpara.”, tha Kukaj.

Lexo edhe:  “85 euro ose të denoncoj në polici për ngacmim seksual”, 15-vjeçarja shqiptare përfundon në pranga pasi shantazhoi të riun me bisedat e “nxehta”