Vetëm edhe një ish-ushtar i UÇK-së mbetet i ndaluar në Serbi
Në mungesë të dëshmive, Gjykata e Lartë e Beogradit nuk arriti të ngre aktakuzë ndaj, Hasan Dakajt dhe Sadik Durakut, të cilët u liruan përfundimisht.
Por, fatin e tyre, mund të mos e ketë edhe ish-ushtari tjetër i UÇK-së, Tefik Mustafa i cili është arrestuar në qershor të vitit 2024.
Kjo pasi që, Gjykata e Lartë në Serbi, ka avancuar në procedurën ndaj tij.
“Në portalin e Gjykatës, është dhënë njoftimi për ngritjen e aktakuzës ndaj Tefik Mustafës. Është në fazën e konfirmimit. Mustafa akuzohet për krime lufte. Por, ndaj tij nuk ka filluar gjykimi”, tha Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare.
Me ngritjen e kësaj aktakuzë, Tefik Mustafa, tani mbetet i vetmi ish-ushtar i-UÇK-së, i ndaluar në Serbi, përveç Nezir Mehmetajt ndaj të cilit ka vendim dënues.