Vetaksident në Veternik të Prishtinës, lëndohen rëndë dy persona – njëri pjesëtar i KFOR-it

Gjatë mëngjesit të sotëm ka ndodhur një vetaksident mjaft i rëndë trafiku në Veternik të Prishtinës, raporton Sinjali.

Sinjali mëson se dy persona janë lënduar nga ky aksident dhe janë dërguar në gjendje të rëndë në QKUK.

Vetura BMW u aksidentua rëndë, ku për pasojë u lëndua shoferi – pjesëtar i KFOR-it si dhe pasagjerja – shtetase e huaja.

Lexo edhe:  Ky është 30-vjeçari që po dyshohet për sulmin seksual ndaj 13-vjeçares në Ferizaj, Policia e arrestoi në vendin e punës