Vetaksident në Pejë, një person i lënduar
Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 09:15 në mëngjes, në fshatin Ramun të komunës së Pejës.
Rastin për Gazeta Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ku bëri të ditur se në aksident është përfshirë një veturë, ndërsa si pasojë e ngjarjes një person ka pësuar lëndime trupore.
Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar procedurat hetimore për të sqaruar shkaqet e aksidentit.
“Sot rreth orës 09:15, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur në fshatin Ramun-Pejë, në këtë vetaksident ishte e involvuar një veturë dhe si pasojë një person ka pësuar lendime trupore”, tha Rugova