Vetaksident në Drenas, vdes gruaja që ishte pasagjere në veturë
Një grua ka vdekur pas një vetaksidenti që ka ndodhur të dielën në fshatin Polluzhë të Drenasit.
Sipas Policisë së Kosovës, dyshohet se deri te vetaksidenti ka ardhur si pasojë e pakujdesisë nga ana e shoferit.
Raporti i plotë i Policisë:
Aksident trafiku me fatalitet
Fsh. Polluzhë, Drenas 01.06.2025-14:43. Raportohet se vozitësi mashkull kosovar dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar vetaksident trafiku, ku si pasojë, lëndime të rënda ka pësuar vetë vozitësi, ndërsa pasagjerja femër kosovare ka mbetur e vdekur. Njësitë përkatëse policore janë duke trajtuar rastin