Vetaksident në Baic të Istogut, vetura rrokulliset jashtë rrugës

Një aksident trafiku ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Baic të Istogut, ku si pasojë një veturë është rrokullisur.

Nga pamjet e siguruara nga Indeksonline shihet vetura e cila është rrokullisur dhe ka përfunduar disa metra larg rrugës kryesore.

Nuk dihet nëse ka të lënduiar si pasojë e vetaksidentit.

Lexo edhe:  Shitblerja e drogës: Këta janë katër të dyshuarit që u kapën me mbi 200 pilula ekstazi dhe marihuanë në Gjilan