Shitblerja e drogës: Këta janë katër të dyshuarit që u kapën me mbi 200 pilula ekstazi dhe marihuanë në Gjilan

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike.

Kështu na ndoshur edhe së fundmi në Livoç të Epërm të Gjilanit, ku Policia ka kapur katër persona, në veturën e të cilëve u gjetën mbi 200 copë pilula ekstazi, si dhe një sasi e marihuanës.

Burimet brenda Prokururorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Egzon HyseninFaik Hysenin, Fanol Mehmetin dhe Kujtim Robellin.

Ata u ndaluan derisa po lëviznin me veturën e tyre, ku pas kontrollit për gjësende të kundërligjshme u gjetën substancat narkotike.

Droga që u gjet është sekuestruar nga zyrtarët policorë, ndërsa të dyshuarit janë shoqëruar në stacion poliocr për intervistim.

Ndaj tyre, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh dhe inicimin e rastit ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

 

Lexo edhe:  “Pamë një dorë…”, dëshmitarët rrëfejnë momentin kur i nxorën nga uji tri viktimat në Kavajë