Vesa Broja, kandidate për deputete nga Mitrovica?

Kryetarja e Kuvendit Komunal në Mitrovicë dhe anëtarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vesa Broja, po konsiderohet si një kandidate potenciale për deputete në zgjedhjet e ardhshme, shkruan Jepi zë.

Kjo ka ardhur në vëmendje pas një postimi të kolegut të saj, Kreshnik Zejnullahu, i cili shprehu mbështetje për Brojën.

“Shoqja ime, deputete e ardhshme e Parlamentit të Republikës së Kosovës!”, ka shkruar Zejnullahu në postimin e tij.

Kjo deklaratë nënkupton një besim të fortë në aftësitë dhe potencialin e saj për të kontribuar në institucione më të larta.

Vesa Broja ka treguar angazhim dhe dedikim në pozitat e saj të mëparshme dhe është e njohur për punën e saj.

Shpresat për një mandat në Kuvendin e Kosovës janë të larta, duke marrë parasysh mbështetje të gjerë nga bazat e PDK-së dhe nga qytetarët e Mitrovicës.

Lexo edhe:  Pacienti i Entit Special në Shtime ikë për të disatën herë, Policia vihet në lëvizje për ta gjetur