PSD me aksion para qeverisë për situatën në veri e dialogun

Partia Socialdemokrate ka mbajtur një aksion simbolik pranë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Ky aksion nga PSD-ja është mbajtur në lidhje me situatën në veri dhe procesin e dialogut.

Kjo parti ka vendosur mbishkrime në objektin e Qeverisë si “Tension për Asociacion” dhe “Tension për Koncesion”.

Të martën emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, është shprehur optimist se do të ketë një zgjidhje sa i përket situatës së krijuar në veri pas vendosjes së barrikadave në fshatin Rudarë në Zveçan.

Escobar tha se presin që të ketë implementim të marrëveshjes për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Për ditën e pestë me rradhë në veri të Kosovës disa rrugë vazhdojnë të jenë të bllokuara nga kamionët që serbët lokal kanë vendosur në shenjë proteste.

E krejt kjo erdhi pas arrestimit të ish-pjestarit të policisë, Dejan Pantiq i cili u arrestua më 10 dhjetor në pikëkalimin kufitar në Jarinjë në veri të Kosovës.

Ai po dyshohet se “ka organizuar sulmin terrorist” ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të vendit më 6 dhjetor, shkruan teve1.info

Ndërsa serbët lokal po më 10 dhjetor ngritën barrikadat në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok

Lexo edhe:  Agjencia e Pyjeve: Është rritur niveli i prerjeve ilegale të pyjeve në Kosovë