Vërshime në Pejë – Gjendja alarmante

Reshjet e shiut kanë shkaktur vërshime sot në Pejë.
Në video që po qarkullojnë në rrjete sociale, shihen rrugët e mbuluara nga uji

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Pejë, Gëzim Gashi, në një përgjigje për media, tha se gjatë ditës ka pasur reshje më të mëdha të shiut, ndërsa për momentin ka më pak.

Ai tha se nëse gjendja vazhdon ashtu siç është për momentin, nuk ka vend për panik.

Gashi tha se gjatë ditës nuk kanë pranuar ndonjë thirrje ku në të cilën ndonjë qytetar do të thoshte se është në rrezik për jeten, si pasojë e vërshimeve.

Lexo edhe:  Në minaren e një xhamie në Malishevë, hëna zëvendësohet me shqiponjën dy krenare