Vermicë: Kapet një person me mbi 10 mijë euro të padeklaruara

Në pikën kufitare në Vermicë, gjatë një kontrolli të detajuar ndaj një automjeti që po hynte në Kosovë, një udhëtar deklaroi se nuk posedonte mjete monetare për deklarim. Megjithatë, ndaj të njëjtit u gjetën dhe u konfiskuan mbi 10 mijë euro.

Sipas Doganës së Kosovës, në përputhje me legjislacionin në fuqi, janë ndërmarrë masat e parapara ligjore: “Është konfiskuar 25% e shumës së padeklaruar, ndërsa pjesa tjetër e mjeteve është ndaluar përkohësisht, deri në përfundimin e procedurave të mëtejshme.”

Po ashtu, përmes një njoftimi në Facebook, Dogana rikujton detyrimin ligjor të deklarimit të mjeteve monetare:

“Dogana e Kosovës rithekson rëndësinë e respektimit të obligimeve ligjore nga të gjithë qytetarët dhe udhëtarët që kalojnë përmes pikave kufitare, duke rikujtuar se çdo shumë mbi 10,000 euro, e bartur në hyrje apo dalje nga territori i vendit, duhet të deklarohet paraprakisht pranë zyrtarëve doganorë.”

Lexo edhe:  Sigurohet video e Nusret Cenës pak para se të ekzekutohet me breshëri plumbash