Veriu pas 24 shtatorit: Rrugët pa flamuj serb e targat e veturave me stikera

Situata në veriun e Kosovës pas sulmit terrorist në Banjskë në terren duket se është duke ndryshuar.

Kryeredaktori i Lajmi.net, Shkumbin Kajtazi, ka shkuar atje për ta parë nga afër se si është gjendja në terren.

Në rrugët që qojnë në komunat veriore vërehet se flamujt serb që valëviteshin nëpër shtylla, më nuk janë, e edhe ata që kanë mbetur javë vjetërsuar e nuk janë ndërruar tash e sa kohë.

Flamujt që vendoseshin si mesazh politik nga strukturat paralele më janë të rrallë, ndërsa në rrugët magjistrale është edhe një “risi”.

Pasi bllokuan rrugët me barrikada e me protesta të dhunshme, serbët në veri tashmë në veturat e tyre po i vendosin në targat të makinave stikera.

Kajtazi nga veriu ka theksuar se “në veri, tashmë është një situatë më relaksuar edhe nga vet banorët lokal”.

Ndërsa edhe zyrtarët policorë që janë atje e kanë pohuar se veriu i Kosovës tashmë është i qetë dhe pa incidente.

Ndiqeni videon e plotë nga veriu:

Lexo edhe:  Ky është hajni që kreu vjedhje në dy markete në Fushë Kosovë, “avulloi” kaçkavall në vlerë të mbi 1200 eurove