Veri: Qytetarit i dëmtohet vetura dhe i shkruajnë “UÇK” në të
Një qytetari në Mitrovicë të Veriut i është dëmtuar vetura dhe i është shkruar “UÇK” në të.
Policia ka bërë të ditur se sipas ankuesit edhe një mbishkrim të njëjti i kishin vendosur në hyrje të ndërtesës së tij, përcjell Klankosova.tv.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se nga persona të pa njohur i është dëmtuar vetura e tij, dhe i kishin lënë në veturë një mbishkrim “UÇK”, sipas ankuesit edhe një mbishkrim të njëjti i kishin vendosur në hyrje të ndërtesës së tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.