Vendosi bllokadë në rrugë dhe u rrah me një person, kush është i moshuari që u dërgua në paraburgim pasi shkaktoi telashe në Mitrovicë

Pak ditë më parë u raportua për një ngatërresë mes dy personave, e cila përfundoi me përleshje fizike. Gjithçka dyshohet se nisi pasi një i moshuar vendosi një bllokadë në rrugë e cila ia vështirësoi qarkullimin një personi tjetër. I dyshuari u arrestua nga Policia dhe u dërgua në mbajtje, ku ndaj tij u kërkua caktimi i masës së sigurisë.

I dyshuari është 71-vjeçari S.S, ndaj të cilit Prokuroria ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së sigurisë.

Sinjali mëson se brenda afatit ligjor, është mbajtur seanca ndaj Sadriut, me ç’rast gjyqtari i procedurës paraprake ka marrë vendim që ta dërgojë në paraburgim për 30 ditë.

Kujtojmë se e gjithë ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 13:40 në rrugën ‘Martin Camaj’, ku i moshuari kishte vendosur një bllokadë nga druri në hyrje shtëpisë, duke ia pamundësuar daljen që aty 50-vjeçarit që u përfshi në rast.

Për shkak të kësaj, mes tyre ka pasuar rrahja ku ndër të tjera është përfshirë si viktimë e rastit edhe djali i të moshuarit i cili është dërguar në spital si pasojë e lëndimeve të marra.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  Ky është ushtari i FSK-së që dyshohet se gjuajti me armë pasi u rrah me baballakun