Vendimi i “Orenda”-s që ndalonte telefonat celularë, paralajmëroheshin masa disiplinore
Më 22 korrik qendra për të moshuarit “Orenda” kishte marrë një vendim, që stafit të saj t’ia ndalojë përdorimin e telefonëve celularë. Vendimi vlente për infermierët, kuzhinierët dhe pastruesit dhe paralajmëroheshin masa disiplinore në rast mos-respektimi.
Kjo qendër e cila u bë skandali i ditës në vend, për shkak se një infermiereje iu publikua një video ku shihej duke rrahur një të moshuar që banonte në qendër, kishte vendosur që telefonat personalë të përdoreshin vetëm në kohën e pauzës.
Megjithatë, njëra prej infermiereve ishte ajo që e incizoi kolegen e saj duke e rrahur të moshuarën, e cila tashmë është tërhequr prej qendrës nga familja e saj.
“Për biseda me familjen dhe për nevoja të tjera të shfrytëzohen telefonat zyrtarë të Orendës, kur ka nevojë. Mosrespektimi i vendimit tërheqë në vete masa disiplonore”, thuhet në këtë vendim.