Vendet që mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

Si rezultat në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve

Prishtinë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10kV Koliqi do të ndërprehet:

Dalja 10kV Keqekolla-Hjakobilla (kodi: 14016004) prej orës 10:30 deri në ora 14:30

Vendet: Keqekollë, Prapashticë, Hajkobillë, Dabishevc dhe Mutivodë.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, zëvendësimi i  shtyllave të vjetra të tensionit të mesëm me shtylla të reja.

Pejë

Punime nga pala e tretë

1.

Nga NS 110/35/10 [kV]  Peja 1 do të ndërprehet:

Dalja 10 [kV] Radavci (kodi: 50000004) prej orës 10:00  deri në ora 15:00

Vendet: Vitomiricë, Brestovik, një pjesë e Novosellës, Jabllanicë e Vogël, Jabllanicë e madhe dhe Hidrocentrali Radavci.

Arsyeja: Punime sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.

Dalja ka BRRE!

Prizren

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 110/10 [kV] Theranda do të ndërprehet:

Dalja 10kV Peqani (kodi: 32000007) nga ora 08:00 deri 08:30

Vendet: Peqan,Sllapuzhan, Bllacë, Duhël, Nishor, Kosterrc, Breshanc, Semetisht, Gurthyesi Destani Peqan, N.T.P.Kroni Bllace dhe Pompat e benzinës Bes co.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, balancimi i ngarkesës nga TR1 me TR2.

Mitrovicë

Punime nga pala e tretë

1.

Stabilimenti 10[kV] Shupkovci

Nga Dalja 10[kV] Sitnica do të ndërprehet :

NS 10/0.4 [kV] Ndërtesa e Kaltër 2 (Kodi: 70000103003)  prej orës 08:00 deri në ora 16:00

Vendet: Një pjesë e rr. Elvija Çelebija.

Arsyeja: Punët  që duhet të kryhen sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar, si dhe rekomandimeve nga komisioni i pranimeve teknike.

Lexo edhe:  Shkarkohet zëvendësministri serb Radomiroviq