Vëllai i Agonit “shpërthen” në lot teksa tregon se cilat ishin fjalët e fundit të tij
Alban Zejnullahu, vëllai i Agonit, 27-vjeçarit që vdiq në Lipjan, ka ‘shpërthyer’ në lot derisa po tregonte fjalët e fundit të vëllait të tij.
I ftuar në emisionin Pressing në T7, Albani ka deklaruar se Agoni para se të vdiste kishte kërkuar nga policët ta lëshonin duke thënë “s’po muj ma”,
Ai tha se fjalët e fundit të vëllait të ndjerë ishin:
“Disa nga fjalët e tij janë, lëshomni, çka jeni t’u më ba. S’po muj ma dhe bërtet në fund oj nanë”, tha mes lotësh Albani në Pressing