Vedati: S’mund të bëhem francez, kur dal ose paguaj unë ose tjetri, secili për vete s’ka shanse

Ekonomia e shqiptarëve ishte tema mbi të cilën diskutuan sonte dy konkurrentët e Big Brother VIP Kosova, Vedati dhe Bruno.

Duke folur për statuset sociale të shqiptarëve si dhe shtresat e popullsisë, Vedati ka thënë se tek ne ekzistojnë veç dy prej tyre, “të varfër ose të pasur”.

Tutje, ai ka shtuar se e vlerëson shumë një karakteristikë të shqiptarëve, që thotë ta ketë edhe vetë e që është – zemërgjerësia.

“Jemi popull shpirt social, mëremi me njëri-tjetrin ose vjen dikush prej diasporës nuk e lë me e futë dorën në gjep. S’mund të bëhem francez, unë kur dal me grua dhe me një shok e edhe ai është me grua, ose paguaj unë ose paguan ai”, ka thënë Vedati pos tjerash.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.

Lexo edhe:  “Largohu femrës”, Blero nxehet me Ganinë pasi ky i fundit i afrohet te ftyra Santianës