Vdiq tragjikisht në Francë – më 28 qershor varroset Valmir Beqiri në Dubovc
Me dhembje të thellë, familja Beqiri njofton opinionin për ndarjen nga jeta të më të dashurit të tyre, Valmir Bejtush Beqiri, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident trafiku në Francë javë më parë.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet më datë 28 qershor 2025 (e shtunë), në orën 14:00, në varrezat e fshatit Dubovc.
“Allahu e mëshiroftë shpirtin e tij!”, thuhet në njoftimin e familjes, e cila falënderon të gjithë ata që po ndajnë këtë dhimbje me ta në këto ditë të vështira.
Ngushëllime të sinqerta familjes Beqiri!