Vdiq shkrimtari dhe humoristi Ali Mehmetaj

Pas një sëmundjeje të rëndë vdiq Ali Mehmetaj, shkrimtar, gazetar dhe humorist i njohur. Ai është autor i dhjetëra veprave letrare, humoristike e dramave.

Ali Mehmetaj lindi në katundin Dubovë të Pejës, në vitin 1950. Shkollën fillore dhe te mesme e kreu Pejë. Studimet për Gjuhën dhe Letërsinë Shqipe i kreu ne Universitetin e Prishtinës. Ka punuar gazetar, redaktor, kryeredaktor dhe botues i disa revistave, si: “Horri”, “Morri” “Anza”, “Dardania”, “Titanik”, “Vizatori” dhe “Verbi”.

Ali Memetaj ka punuar dhjetë vjet në Televizionin e Prishtinës derisa nuk dëbohen nga policia serbe me dhunë nga puna.

Është autor i veprave: “Fytas”, tregime, Rilindja, Prishtine, 1988; “Gungaçi dhe djali”, tregime, Rilindja, Prishtine, 1996; “Kësula Magjike”, përralla për femije, Rilindja, Prishtine, 1996; “Pse shqiptaret nuk kanë mend”, tregime humoristike, Titanik, Prishtine, 2008; “Një Përmendore për gomarin”, komedi, Titanik e cila është vënë në skenën e Teatrit Kombëtar, “Njeriu misterioz”, komedi, Titanik, Prishtine, 2008. “Njeriu me sidë” “, roman humoristik. Titanik, Prishtine, 2023. “Jeta pas vdekjes”, roman humoristik, Titanik, Prishtine 2023. “I kthyeri nga ISIS-i”, drame, Titanik, Prishtinë 2023. “I kthyeri nga parajsa” “, komedi, Titanik, Prishtine 2023.

Është botues i romaneve të letërsisë botërore, i librave psikologjik dhe te biznesit. Ka rishkruar dhe adaptuar romanet: “E fshehta e vulës se blertë” të Hana Ozhogovska, : “Robinson Kruzo” të Daniel Defos dhe “20.000 milja nën det” të Zhyln Vernit etj. Ai ka jetuar dhe vepruar në Prishtinë

Lexo edhe:  “Q*ja bre nonen”, ushtari i FSK-së shan gjatë stërvitjeve në Iowa