Vdiq para tri ditësh dhe nuk e pa askush deri më sot – Kush është gruaja që jetonte e vetme?

02 Press raportoi pak më parë për vdekjen e një 76-vjeçareje në banesën e saj në lagjen Dardania në Prishtinë, ku u gjet pa shenja jete. E ndjera që jetonte që një kohë të gjatë e vetme dyshohet se ka vdekur para tri ditësh.

Fqinjët e saj kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për Miradije Tortoshi, e cila u gjet pa shenja jete rreth orës 14:00. Ende nuk dihet se kush e ka gjetur viktimën të vdekur në banesë, por që Policia është njoftuar menjëherë, me ç’rast ka dalë në vendin e ngjarjes.

Përveç Policisë, ka intervenuar edhe njësia e Mjekësisë Ligjore, që kanë tërhequr trupin e pajetë, siç shihet në pamjet e dërguara nga sinjalizuesit.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për IML që të konfirmohet shkaku i vdekjes dhe të iniciohet rasti si “hetim mbi vdekjen”.

Lexo edhe:  E mbijetuara e luftës: Jam kundër çdo marrëveshje me Serbinë