Vdiq 68-vjeçarja që u godit nga motoçiklisti mbrëmë në lagjen “Kalabria”

Ka vdekur këmbësorja që u godit mbrëmë nga një motoçiklist në lagjen “Kalabria”, Emshir.

68-vjeçarja nuk arriti t’u mbijetojë plagëve ndërsa motoçiklisti është në kërkim të policisë.

“Mbrëmë në orën 20:25, kemi pranuar informatën se në lagjen Emshir në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda trupore. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja e cila nuk ka arritë të përballojë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës N.L, femër, 68 vjeç, e ka konfirmuar sot rreth orës 07:30, ekipi mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftim.

Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë çuar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi i motoçikletës është në kërkim nga ana e policisë.

Lexo edhe:  Lajm i rëndë për dhe sportin kosovar: Vdes legjenda e futbollit nga Mitrovica