Vdesin dy të lënduarit në aksidentin mes trenit dhe kombibusit në Klinë

Kanë vdekur dy personat të cilët u lënduan këtë të shtunë në një aksident trafiku në fshatin Krushevë e Madhe në Klinë.

Vdekjen e tyre e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Emergjencën e Spitalit të Pejës.

Kështu ka deklaruar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Mjeku kujdestar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës e ka konfirmuar vdekjen e dy të lënduarve në aksidentin që ndodhi në Krushevë”, ka thënë Gashi.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:10 dhe në të janë përfshirë një tren dhe një kombibus.

“Sot rreth orës 18:10, policia është njoftuar për një aksident në fshatin Krushevë e Madhe, Klinë. Në aksident është i përfshirë treni i udhëtarëve dhe një kombibus. Dy persona janë dërguar me Emergjencë për në Spitalin Rajonal në Pejë”, ka njoftuar paraprakisht Gashi.

Lexo edhe:  Ia kishte lënë amanet Kombëtaren, Nedim Bajrami shkoi te varri i gjyshit me fanellën e Shqipërisë: Gjysh, zgjodha SHQIPËRINË