Vdes veterani i UÇK-së, Hashim Krasniqi nga fshati Zhilivodë i Vushtrrisë

Me pikëllim të thellë, Organizata e Veteranëve të UÇK-së, dega në Vushtrri, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të veteranit të Brigadës 142 të ZOSH, z. Hashim Krasniqi, nga fshati Zhilivodë. Ky lajm i dhimbshëm prek thellë të gjithë ata që e njohën dhe e respektuan për kontributin e tij të madh në luftën për çlirimin e Kosovës.

Varrimi i veteranit Hashim Krasniqi do të bëhet më 4 tetor 2024, në orën 17:00, në fshatin e tij të lindjes, Zhilivodë.

Organizata e Veteranëve të UÇK-së shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Krasniqi dhe gjithë të afërmit e tij. Kujtimi për kontributin e tij në rrugën e lirisë do të mbetet gjithmonë i gjallë.

Lexo edhe:  Sot mbahet seanca fillestare për sulmin në Banjskë: Serbët e arrestuar dalin para gjykate