Kurti u kërkon mërgimtarëve të mos ia hanë shtalbin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qenë sot në Ferizaj, më saktë në fshatin Jezercë, aty ku u mbajtë ‘Ndeja e Shtalbave’ me diasporën.

Kurti ishte mysafiri kryesor i organizmit, i cili u kërkua me të madhe nga diaspora për fotografi, gjë që bëri që ai të mbette pa e ngrënë shtalbin.

“Për shkak të fotografive dhe fjalimeve mbeta pa e hëngër shtalbin, por mos ma merrni, ai që është gjysmë është i imi”- tha Kurti duke qeshur.

Ndryshe, Kurti poashtu e falenderoi Diasporën që e kishin votuar atë.

Lexo edhe:  Kryetari i Skenderajt ndan 1000 euro për Donartin, djaloshi që me lopatë në dorë po ndihmonte pas vërshimeve