Vdes veprimtari Nuredin Gubetini, ishte dekoruar nga Thaçi me “Urdhrin e Lirisë”
Ka ndërruar jetë, veterani i arsimit nga Vushtrria, Nuredin Gubetini.
Ai ishte dekoruar nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me dekoratën “Urdhri i Lirisë”.
Lajmin për vdekjen e tij, e ka bërë të ditur, djali i tij, Shqiptar Gubetini.
I ndjeri do të mbahet mend për kontributin e tij dhe veprimtarinë në shërbim të kombit.