Vdes tragjikisht një person, u rrokullis me traktor

Një person ka vdekur në fshatin Pleshinë të Ferizajt pasi u rrokullis me traktor.

Njësitet policore, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e drejtuesit.

Në konsultim me prokurorin turpi i pajetë u është dorëzuar familjarëve.

“I dyshuari m/k, derisa ishte duke drejtuar mjetin motorik-traktor me rimorkio (të ngarkuar me dru) në rrethana të panjohura ka humbur kontrollin dhe për pasojë është rrokullisur me mjetin, duke u përmbysur dhe për pasojë ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Njësitet policore, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e drejtuesit. Në konsultim me prokurorin turpi i pajetë u është dorëzuar familjarëve”, thuhet në njoftimin e policisë

Lexo edhe:  Jabllanoviq kapet me vëllain e Kryetarit te Leposaviqit, Driton Hetemin, e akuzon se po nxjerr informata nga Policia