Vdes shoferi 60 vjeçar në aksidentin e shkaktuar në Doberllukë

Rreth orës 11:55 është raportuar për një aksident trafiku me pasojë fataliteti i shkaktuar në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë përkatësisht në fshatin Deberlluke.

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovjcës, Avni Zahiti, ka treguar për “Jepi zë” që si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ka humbur jetën shoferi i veturës viktima rreth 60 vjeçar.

Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për aksidentin.

Lexo edhe:  Reagon Fatmir Limaj, ‘godet’ fort Ikballe Hudutin për ‘martesat e përkohshme’ – Ja çfarë i thotë!