Vdes punëtorja shumëvjeçare e Spitalit të Mitrovicës, Aferdita Zeneli

Dje ka vdekur punëtorja shumëvjeçare në Spitalin e Mitrovicës, Aferdita Zeneli.

E ndjera ka qenë pjesë e repartit të Hemodializës, ndërsa spitali përmes një postimi ka ngushëlluar familjen.

Postimi i plotë:

Njoftojmë stafin dhe kolegët që më 18 dhejtor 2022, ndërroi jetë infermierja Aferdita Zeneli e lindur më 23/04/1964.

Sëmundja ishte ajo që e ndau herët nga jeta dhe profesioni të cilin e ushtroi me përkushtim dhe dijnitet për 38 vite në repartin e Hemodializës

Ngushllime familjarëve dhe gjithë stafit të spitalit.

Lexo edhe:  Vuçiqi: S’njoh nënë që do të dërgonte djalin në luftë, lehtë e kemi ne meshkujt të flasim pas 5-6 birrave