Vdes punëtori i vjetër i QKMF-së në Mitrovicë, Hysen Zeneli
Drejtoria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka vdekur punëtori i vjetër i QKMF-së në Mitrovicë, Hysen Zeneli.
Drejtori Fahri Shabani i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së të ndjerit, shkruan “Jepi zë”.
Zeneli ishte elektricist që prej shumë vitesh e dha kontributin në QKMF e qytetit.
Postimi i plotë:
TELEGRAM NGUSHËLLIMI
Me dhimbje pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut dhe mikut tonë Hysen Zenelit, punëtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Nexhat Çuni” në Mitrovicë.
Z.Hysen Zeneli ishte elektricist në Shërbimin Teknik të QKMF-së, ku dha kontribut të çmuar për mbarëvajtjen e punëve dhe funksionalitetin e të gjitha sektoreve të QKMF-së.
Drejtoria për Shëndetësi e Komunës së Mitrovicës dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr.Nexhat Çuni” e Mitrovicës iu shprehin ngushëllime familjes, të afërmëve ,kolegëve dhe shoqërisë së Hysenit.
Hysenin do ta kujtojmë gjithmonë ashtu siq ishte , njeri i mirë, familjar i devotshëm ,punëtor i dalluar dhe koleg i respektueshëm.
Me respekt,
Dr.Fahri Shabani
Drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi
Komuna e Mitrovicës