Dy burra në Ferizaj kapen për perde, bëhen llom mes vete

Përleshjet mes qytetarëve tashmë janë bërë të zakonshme në vendin tonë. Pothuajse çdo ditë raportohet për sherre të ndryshme, motivet e të cilave shpesh dalin të jenë banale, raporton Gazeta Sinjali.

Në një konflikt janë përfshirë dje edhe dy persona në Ferizaj, të cilët janë rrahur mes vete.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se si pasojë e konfrontimit fizik, dy të dyshuarit kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar në spital për tretman mjekësor.

Të njëjtit më pas janë shoqëruar në stacion policor, ku gjatë intervistimit kanë deklaruar se sherri ka nisur pas një konflikti verbal rreth disa perdeve.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit të ndalohen për 48 orë nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Lexo edhe:  Këto janë çmimet e derivateve të naftës për sot