Vdes punëtori i NPL “Përparimi”, Azem Rashica, familjen e tij e ngushëllon edhe kryetari Idrizi

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z.Ferit Idrizi, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Rashica, pas ndarjes nga jeta të Azem Rashica, punëtor në NPL “Përparimi”.

Në telegramin e ngushëllimit, kryetari Idrizi thekson se bashkëndjen dhimbjen me familjenRashica, derisa ka vlerësuar lart kontributin që Azem Rashica ka dhënë në shërbim të komunitetit.

“Në këto momente të rënda, ju shpreh ngushëllimet e mia më të thella dhe bashkëndjej dhimbjen me ju. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit Idrizi.

Lexo edhe:  Xhaka i treti në listë me më së shumti “MVP” në histori të Europianit