Vdes profesori njohur dhe i respektuar i UP-së
Ka vdekur sot profesor doktor Skënder Ahmetaj i cili ishte profesori i Universitetis të Prishtinës.
Ai vuante nga një sëmundje e rendë ndërsa ndërroi jetë në moshën 66-vjeçare.
Ahmetaj ka dhënë një kontribut të çmuar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” si mësimdhënës i Fizikës për shumë vite, pastaj si prodekan në FSHMN dhe FIEK.
Homazhet pranë arkivolit bëhen nga ora 14:00 deri 15:30 në Radishevë.
Varrimi i të ndjerit bëhet, me datë 27.10.2022 në ora 16:00, në fshatin Radishevë.