Vdes pas kontaktit me rrymën një burrë në Fushë – Kosovë

Një burrë ka vdekur në Fushë-Kosovë, pas kontaktit që ka pasur me energjinë elektrike.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “28 nëntori”, ka njoftuar policia pa dhënë më shumë detaje.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion për ekzaminim.

“Rr. 28 Nëntori, Fushë Kosovë 18.10.2023 – 11:32. Një mashkull kosovar, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e  kontaktit me energjinë elektrike. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Lexo edhe:  Hajnat ia mësyjnë restorantit ‘Grand Antika’ në Pejë, vjedhin kasafortën me mbi 25 mijë euro