Vdes njëri nga vëllezërit Veliu – ishte plagosur ditë më parë

Dy vëllezërit N. dhe L. Veliu në Rahovec, pasditen e së martës i zuri një sherr, i cili mund të përfundonte edhe me fatalitet. Ata pas një zënke verbale u plagosën me armë zjarri dhe si pasojë u dërguan me urgjencë në spital, ndërsa të dyshuarit u dorëzuan në Polici. Enver Sylka dhe Emir Sylka, përfunduan në ndalim dhe ndaj tyre është ushtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, raporton Sinjali.

Plagët që i mori nga arma e zjarrit, nuk mundi të ju bëjë ballë Nazmi Veliu, i cili u nda nga jeta gjatë trajtimit në QKUK.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Dje rreth orës 21:40 jemi njoftuar se viktima, mashkull i lindur në vitin 1971, ka ndërruar jetë në QKUK. I ndjeri me datën 19.09.2023 ishte qëlluar me armë zjarri në rrugën “Fahri Fazliu” në Rahovec”, tha Elezi.

Ai vdiq si pasojë e plagëve të marra në një konflikt familjar në një vend në Rahovec, aty ku u plagos edhe i vëllai, nga i njëjti i dyshuar.

Sipas doktorëve të QKUK-së, i ndjeri “ka pësuar lëndime jashtëzakonisht të rënda. Plumbi i cili ka atakuar shpretkën, pastaj njërën veshkë dhe zorrën e trashë”.

Lexo edhe:  As barrikadat nuk e ndalin – Banori shqiptar në veri gjen rrugë alternative për të udhëtuar