Vdes njëri nga të aksidentuarit te rrethrrotullimi në Prishtinë
Ka vdekur njëri nga tre të lënduarit e aksidentit tek rrethrrotullimi në Prishtinë.
Lajmin për Klankosova e ka konfirmuar Shaqir Uka, shef i repartit të Mjekimit Intensiv.
Fatkeqësisht nuk ka mundur t’ju bëjë ballë pasojave të lëndimeve. I njëjti ka ndërruar jetë rreth orës 22:00”, tha Uka
Rreth orës 03:00 të mëngjesit të së hënës, ndodhi një aksident i rëndë.
Vetura e aksidentuar ra poshtë urës, me ç’rast tre persona u lënduan, e njëri nga ta rëndë.
Në vendin e ngjarjes ka shumë ekipe të policisë, ndihmës së parë dhe të zjarrfikësve.
“Dje rreth orës 03:00, në rrethrrotullimin në lagjen Lakrishte, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, thonë nga policia.
Policia thotë më tej se ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vet aksidenti.
Dëshmitari ka thënë për Dukagjinin se është familjar i të aksidentuarve, në veturë ishte nipi i tij me nuse.