Vdes njëri nga fotografët më të njohur në Skenderaj, Bashkim Rushiti  

Ka ndërruar jetë njëri ndër fotografët e parë në Komunën e Skenderajt, Bashkim (Abedin) Rushiti, nga fshati Klinë e Ulët

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë të afërmit përmes rrjetit social “facebook”.

“… tash në mbrëmje njëri nga fotografët e parë të qytetit tonë, njeri ndër njerëzit më të edukuar dhe mik I mirë I të gjithëve, xhaxhi Bashkim Rushiti”, thuhet në njoftim.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, më datë 27.10.2025, në ora 14:00, në varrezat e fshatit Klinë e Ulët, Skenderaj.

Lexo edhe:  Telashe për borxh mes dy personave në Prizren, 30-vjeçari i shkon të riut në shtëpi dhe e rrah