Vdes një qytetar në Istog, e zuri lisi derisa po priste dru
Një person nga Istogu ka mbetur i vdekur dje në pyll derisa po priste dru, pasi gjatë rrëzimit të lisit u godit nga degët e tij.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.
Policia ka njoftuar se një person tjetër ka pësuar lëndime trupore, i cili më pas është dërguar në spitalin e Pejës për trajtim mjekësor.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion“, thuhet në raportin e policisë./Insajderi.org