Vdes një person nga Podujeva, u lëndua derisa po priste dru

Një person nga Podujeva ka humbur jetën derisa po priste dru në një mal, raporton Llapi.info.

“Llapi” ka mësuar se viktima është dërguar pa shenja jete në Emergjencën e Podujevës.

Portali ka kontaktuar me zyrtarë policorë, por të njëjtit nuk kanë dhënë detaje.

02 Press do t’iu mbajë të informuar…

Lexo edhe:  Më 15 prill 2025, rreth orës 15:30, në pikëkalimin kufitar në Merdare, Policia e Kosovës ka zbuluar një rast të tentimit për kalim të mjeteve të padeklaruara në dalje të Republikës së Kosovës.