Vdes një i burgosur në Burgun e Shutkës, ishte në përfundim të vuajtjes të dënimit
Në burgun e Shutkës vdiq një i burgosur 54 vjeçar me iniciale D. Z. i dënuar me një vit e gjysmë burg. Ai ishte në prag të lirimit pasi kishte vuajtur pjesën më të madhe të dënimit ndërsa ishte dënuar për drogë.
Mediat nga Maqedonia e Veriut njoftojnë se gjithçka ka ndodhur teksa i dënuari ndodhej në shëtitoren e burgut.
Sipas portali “Makfaks”, i burgosuri fillimisht ka qenë duke luajtur futboll, e më vonë është sëmurë.
Policia ka intervenuar menjëherë për të ndihmuar dhe kanë thirrur edhe një ambulancë.
Edhe pas tentimit për t’ia rikthyer pulsin, mjekët konsatuan vdekjen ndërsa ozyrtarisht mësohet se shkak i vdekjes është infarkti.
I dënuari ishte në prag të lirimit, në burg ka qenë ne pjesën gjysmë të hapur ku të dënuarit vuajnë dënime për vepra të lehta.