Vdes një grua në Malishevë, shkoi për ta hequr dhëmbin iu komplikua gjendja – arrestohet mjeku

Policia ka nisur hetim mbi një vdekje që ka ndodhur dje

Një grua rreth 35 vjeç është paraqitur për ta hequr një dhëmb në një klinikë në Malishevë, por iu është komplikuar gjendja shëndetësore për çka është dërguar në QKUK.

Policia ka konfirmuar se gruaja ka vdekur në QKUK pasi është dërguar atje, megjithatë nuk ka dhënë detaje të tjera.

KOHA mësoi se për rastin policia ka arrestuar një mjek.

Të njejtat burime thanë se klinika e stomatologjisë ku gruaja kishte shkuar për trajtim, ka qenë klinikë e gjinekologjisë fillimisht, por se gjinekologu i saj ka dalë jashtë Kosovës qe tri vjet. E këtë hapësirë e ka shfrytëzuar stomatologu, i cili i ka dërguar pajisjet e nevojshme për shërbime dentare aty dhe ka filluar punën.

Sipas burimeve, klinika ishte rilicencuar në vitin 2021

Lexo edhe:  Haradinaj: Luan, linde 51 vjet më parë por për ne mbetesh gjithmonë 23-vjeçari i lirisë