Tmerrohet 60-vjeçarja në Pejë: Hajni ia vjedh zinxhirin e arit nga qafa dhe zhduket

Rastet e grabitjeve e të vjedhjeve po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që siguria për të lëvizur edhe në hapësirat publike po rrezikohet.

Ndër rastet e shpeshta të grabitjeve janë gjësendet me vlerë, si stolitë e arit, telefonat e çantat e krahut që hajnat arrijnë t’i kapin nga qytetarët nëpër rrugë, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur të premten në rrugën “Kushtetuta e Kaçanikut” në Pejë, ku një person ende i paidentifikuar dyshohet se ka plaçkitur një person.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë zbardhur detaje nga rasti me të cilin u përball një grua 60-vjeçare, ku i dyshuari me anë të përdorimit të forcës dyshohet se ia vodhi një zinxhir të arit që e mbante në qafë.

Posa rasti u denoncua, njësitë përkatëse të Policië kanë dalë në vendin e ngjarjes, por nuk kanë arritur ta kapin të dyshuarin.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Grabitje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

Lexo edhe:  Ky është burri që dyshohet se vrau në mënyrë makabre gruan e tij në Prishtinë